
Griezmann mund të largohet nga Barcelona.
Barcelona mund të përdorë nënshkrimin e ri Antione Griezmann si pjesë e një oferte të re për të nënshkruar Neymar, nëse marrëdhëniet e francezit me Lionel Messi nuk përmirësohen, thotë Le 10 Sport,përcjell ORAinfo.

Ka pasur raporte të shumta këtë sezon se Messi dhe Griezmann nuk shohin njëri tjetrin sy në sy, dhe Barcelona do të ishte e gatshme të zgjidhë çështjen duke i ofruar fituesit të Kupës së Botës plus një tarifë në këmbim të yllit të PSG./ORAinfo/