Ndodh “çmenduria”, Icardi arrin marrëveshje me gjigantin e madh

17:47 | 05 Korrik 2019

Icardi nuk do të jetë pjesë më e Interit.

Sulmuesi argjentinas, la pas një sezon me shumë probleme te Inter, ku ishte larguar nga skuadra e parë për një kohë të gjatë, duke iu marrë edhe shiriti i kapitenit.

Edhe ndërrimi i trajnerit, nuk i ka garantuar vendin te Inter Icardit, i cili është shumë pranë largimit.

Sipas Gianluca Di Marzio, Inter dhe Napoli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Icardit për 70 milionë euro.

Një transferim te Napoli do të ishte i mirëpritur edhe nga Inter, që ka bërë doemos të pengojë kalimin e Icardit në drejtim të Juventusit.

Komento: