
Koha e Christian Eriksen në Tottenham Hotspur duket se mund të marrë fund.
Mesfushori danez ka një kontratë që skadon me klubin verën e ardhshme dhe nuk duket më afër rinovimit të marrëveshjes së tij me ekipin e Premier League, përcjell ORAinfo.

Ndër palët e interesuara janë Interi. Ekipi Nerazzurri i Antonio Conte ëndërron të sigurojë Danezin në një marrëveshje me kosto zero në vitin 2020. /ORAinfo/