
Duket se skuadra e Bayernit po përgatitet për një largim.
Jerome Boateng duket se është gati të largohet nga Bayern Munich këtë verë.
Mbrojtësi qendror nuk doli për të festuar me shokët e skuadrës titullin e Bundesligës dhe triumfin në Kupën e Gjermanisë.
Për lojtarin që është në përfundim të kontratës me Bayern Munich, mediet gjermane janë të bindura se largimi është afër nga ‘Allianz Arena’, përcjell lajmi.
Ardhjet e Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard, do t’ia minimizojnë mundësitë te Bayern Munich në sezonin tjetër, dhe largimi nga aty duket pothuajse i sigurt.
Nga Bayern Munich këtë verë janë larguar edhe Franck Ribery, Arjen Robben dhe Rafinha.