Ndodh e papritur! Bayerni po e bën largimin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndodh e papritur! Bayerni po e bën largimin e madh

10:40 | 26 Maj 2019

Duket se skuadra e Bayernit po përgatitet për një largim.

Jerome Boateng duket se është gati të largohet nga Bayern Munich këtë verë.

Mbrojtësi qendror nuk doli për të festuar me shokët e skuadrës titullin e Bundesligës dhe triumfin në Kupën e Gjermanisë.

Për lojtarin që është në përfundim të kontratës me Bayern Munich, mediet gjermane janë të bindura se largimi është afër nga ‘Allianz Arena’, përcjell lajmi.

Ardhjet e Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard, do t’ia minimizojnë mundësitë te Bayern Munich në sezonin tjetër, dhe largimi nga aty duket pothuajse i sigurt.

Nga Bayern Munich këtë verë janë larguar edhe Franck Ribery, Arjen Robben dhe Rafinha.

Komento: