Ndodh e papritur, ja ku po transferohet Bakayoko

11:59 | 05 Gusht 2019

Tiemoue Bakayoko, nuk është më i dëshiruar në Angli dhe mund të kthehet përsëri në futbollin italian.

Mesfushori francez pas një sezoni pozitiv te Milani është kthyer sërish te Çelsi pasi ishte i huazuar.

Kuqezinjtë nuk shfrytëzuan të drejtën e blerjes dhe në këtë mënyrë, lotjari u kthyer sërish në Angli.

Frank Lampard duket se nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri dhe drejtuesit po kërkojnë një skuadër të re për të.

Siç raporton “Sky Sport”, Napoli ka shfaqur interesim për Bakayokon dhe mund të bëj një ofertë ”Bluve të Londrës.

Francezi do të ishte një goditje e zgjuar nga napoletanët pasi nuk do të kishte nevojë të përshtatej në Itali duke parë që e mbylli sezonin pikërisht në Serie A.

Komento: