
Përfaqësuesit e Edinson Cavani dëshirojnë që lojtari i tyre të transferohet në Juventusit, raporton Calciomercato.
Kontrata e sulmuesit e Paris Saint-Germain skadon në fund të sezonit dhe ka pasur përparim të vogël në bisedimet për zgjatjen e qëndrimit të tij në kryeqytetin francez,përcjell ORAinfo.

Ndërsa klubet e Premier League po shfaqin interes, Cavani dëshiron të kthehet në Itali dhe sheh kampionët e Serisë A si destinacionin ideal./ORAinfo/