Pep Guardiola shfaqet në Barcelonë
Sky Sport raporton që Pep Guardiola do të jetë në Barcelonë për disa ditë
Ai ka zgjedhur këtë vend për pak ditë pushime me familjen e tij të afërm.
E njëjta media ka thënë se ai pritet që të kthehet në Britani ku do të vetizolohet për dy javë, një politikë e qeverisë së Britanisë për udhëtarët që kthehen nga Spanja në Angli.
Ndeshja e parë e Manchester Cityt për sezonin e ri do të jetë në Ëolves pas tri jave.
Por, shfaqja e Pep atje ka bërë që të përhapën thashetheme se ai është takuar me Messi derisa një restorant i ka thënë medias se Pep Guardiola ka darkuar në një restorant por nuk ka thënë se është takuar me Messi.