Ndodh e papritura, ja ku po transferohet Laxalt

16:48 | 17 Gusht 2019

Milan nuk e do më Laxalt në skuadër.

Diego Laxalt është një nga emrat që përmendet më tepër gjatë ditëve të fundit për t’u larguar nga Milan. Mbrojtësi i majtë ndiqet prej kohësh nga Parma por edhe ekipe jashtë Italisë, ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë edhe Fiorentina.

Klubi “vjollcë” nuk kërkon të gjendet e pa përgatitur në rast të një largimi të Cristiano Biraghit, i cili pëlqehet shumë nga Interi dhe trajneri Antonio Conte.

Agjenti i Laxalt ka deklaruar se mbrojtësi do të pranonte largimin nga kuqezinjtë, por vetëm nëse transferohej te një klub i madh, kritere që ndoshta Fiorentina duket se i plotëson

Komento: