
Objektivi i transferimit të Napolit, James Rodriguez, mund t’i ofrohet Paris Saint-Germain si pjesë e propozimit të Real Madridit për Neymar.
Sipas gazetës spanjolle AS, Barcelona nuk është më e preferuar për të rikthyer Neymar në La Liga, por përkundrazi ai mund të bashkohej me Real Madrid,përcjell ORAinfo.

Oferta do të përbëhej nga 160 milion euro plus mesfushori ndërkombëtar i Kolumbisë James Rodriguez./ORAinfo/