Ndodh e papritura, ja ku po transferohet Savic

16:43 | 24 Gusht 2019

Inter mund të përgatisë një tjetër ofertë të minutës së fundit për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, me para të gatshme plus Matteo Politano dhe Roberto Gagliardini.

Sipas gazetës La Repubblica, Nerazzurri nuk kanë hequr dorë nga ylli serb, përcjell ORAinfo.

Vlerësuar në 90 milion €, ata do të jenë të gatshëm të ofrojnë një shumë të konsiderueshme parash së bashku me lojtarët Politano dhe Gagliardini.

Milinkovic-Savic kishte qenë i lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain dhe Manchester United./ORAinfo/

Komento: