Mandzukic shkëput kontratën me Al-Duhailin, kërkohet nga Milani dhe Benevento.
Sulmuesi kroat Mario Manxhukic ka shkëputur kontratën me klubin nga Katari, Al-Duhail.
Manxhukic 34-vjeçar ka njoftuar këtë në Twitter.
Manxhukic i ishte bashkuar klubit nga Katari vetëm shtatë muaj më parë. Ai ishte transferuar në janar nga Juventusi.
“Unë kam arritur marrëveshje me menaxhmentin e Al-Duhailit që ta shkëpusë kontratën time. E vlerësoj besimin dhe mikpritjen që e kam pasur në Katar dhe i uroj klubit gjitha të mirat”, ka shkruar Manxhukiq.
Manxhukic po kërkohet nga klubet italiane Benevento dhe Milan.