Ndodh e papritura në Big Brotherin e Kosovës, Alba dhe Limi puthen në dhomën e rrëfimeve, çka do të ndodh sonte?

18:42 | 19 Janar 2026

Situatat e papritura në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit, ndërsa vëmendja kryesore së fundmi është përqendruar te raporti mes Limit dhe Albës.

Ngjarjet e fundit mes dy banorëve kanë nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, sidomos pas përplasjes jo të këndshme që ata patën mbrëmjen e kaluar. Mirëpo, duket se dinamika mes tyre ka marrë një kthesë të papritur.

Gazetari i njohur i showbizit, Labinot Nimani, i cili shpesh sjell ekskluzivitete nga prapaskenat e këtij formati, ka zbuluar një informacion të ri që ka ngjallur edhe më shumë kureshtje. Sipas tij, pas tensioneve të mbrëmshme, Limi dhe Alba janë puthur sot në dhomën e rrëfimeve.

Megjithatë, Nimani thekson se ende nuk dihet nëse ky moment do të transmetohet sonte gjatë spektaklit “Prime” të BBVK-së, pasi ka dyshime nëse produksioni do ta përfshijë këtë skenë në transmetim.

“Pas skenarit të mbrëmshëm, gjoja të eskalimit të situatës mes Albës dhe Limit, thuhet se dyshja sot janë puthur në dhomën e rrëfimeve.

Burime të brendshme nga shtëpia e konfirmojnë puthjen e sotme mes tyre, por ka dyshime nëse do të transmetohet sonte në ‘Prime’. Një gjë është e sigurt: edhe sonte kryeprotagonistë i kemi treshen Dolce–Limi–Alba”, ka shkruar Nimani.

Mbetet të shihet nëse kjo puthje do të shfaqet para publikut dhe çfarë ndikimi do të ketë në raportet mes banorëve, ndërkohë që trekëndëshi Dolce-Limi-Alba vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes./ORAinfo/

Komento: