Ndodh e papritura! Pacolli po largohet nga AKR-ja

20:25 | 06 May 2019

Duket se Aleanca Kosova e Re do të përballet me një largim nga kjo parti.

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka dhënë sot dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij partiak.

Pacolli njëkohësisht ka braktisur krejtësisht partinë e djalit të axhës së tij, Behgjet Pacollit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

Pacolli ka thënë se arsyeja e largimit të tij nga AKR’ja është personale.

Shkrimi i plotë i Rrahim Pacollit:

Si një ndër themeluesit e parë të Aleanca Kosova e Re më 2006 dua t’ju njoftoj se që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia.

Këto 13 vite, si udhëheqës në disa pozita brenda partisë, asnjëherë nuk më ka interesuar të kem ndonjë post publik qeveritar, sepse qëndroj shumë mirë me bizneset e mia.

Dua të falënderoj bashkëpunëtorët, njerëzit e devotshëm të partisë e shumë profesorë, disa prej të cilëve nuk janë më në mesin tonë e që kanë dhënë kontribut të madh në AKR si dhe në shtetin e Kosovës, që nga fillimi e deri më sot.

Atyre u them me keqardhje se nuk do jem më pjesë e partisë.

Ky vendim është marrë tërësisht për arsye personale. Me respekt! RrP

Komento: