Ndodh e papritura, Piatek-Higuain ende nuk ka përfunduar asgjë! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndodh e papritura, Piatek-Higuain ende nuk ka përfunduar asgjë!

11:58 | 19 Janar 2019

Ende nuk ka asgjë zyretare për transferimin e Gonzalo Higuain në Chelsea e Krzysztof Piatek të Milan.

Milani pritet të nënshkruajë me Krzysztof Piatekun nga Genoa për 35 milionë euro plus bonuse, ku përfshihet Alen Halilovic, por jo Andrea Bertolacci.

Te premten në Milano kishte një takim katër-orësh, ku ishin presidenti Enrico Preziosi, drejtorët Leonardo, Paolo Maldini, Ivan Gazidis, ku u fol për sulmuesin polak.

Marrëveshje është shtyrë deri të martën, pasi Milani luan kundër Genoas në Serie A të hënën pasdite.
Genoa refuzoi të pranonte ndonjë format tjetër për blerje, por pastaj Haliloviç, u fut në mes dhe do të merret vesh për kushtet personale me Genoan.

Bertolacci ishte opsion, por që sipas Sky Sport Italia, ai nuk donte te kthehej dhe do të presë derisa të bëhet lojtar i lirë në verë.

Genoa pagoi vetëm 4.5 milionë euro për të nënshkruar me Piatekun, që edhi nga Cracovia Krakow.

Ai ka shënuar 19 gola spektakolare në 21 ndeshje.

Kjo vonesë deri të martën e vonon edhe transferimin e Gonzalo Higuainit që i duhet të qëndrojë në San Siro deri atëherë.

Transferimi i tij te Chelsea nga Juventusi do të shtyhet deri në javën e ardhshme.

Komento: