Lojtari shumë i njohur po pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës.
Jordi Alba pritet të largohet nga Barcelona pas 10 viteve qëndrim në Camp Nou.
Mbrojtësi i majtë spanjoll nuk po preferohet këtë edicion nga trajneri Xavi Hernandez, i cili për krahun e majtë të mbrojtjes po i beson të riut Alex Balde.
E ardhmja e anësorit spanjoll pritet të jetë në Serie A dhe transferimi i tij në kampionatin italian mund të ndodhë qysh në afatin kalimtar të janarit.
Inter dhe Juventus janë dy skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e Albas.
Në fakt Inter tentoi afrimin e lojtarit edhe në verë, por në momentin e fundit ishte vet Alba që refuzoi kalimin në Giuseppe Meazza, pasi dëshironte të luante për Barcelonën.
33-vjeçari është paraqitur në vetëm katër ndeshje këtë edicion për Barcelonën ku ka në total 216 minuta.
Dy gjigantët italianë duan transferimin e spanjollit, por problem mbetet vetëm paga e lartë e tij e cila është 10 milionë euro neto në sezon.