Avokati i të dyshuarit për fajde kishte qasje në hetimin sa ishte kryeprokuror.
Për një pjesë të të dyshuarve në aferën e fajdeve ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, ka qenë në dijeni më së voni nga viti 2016, në bazë të shkresave që posedon gazeta, shkruan sot Koha Ditore.
Në cilësinë e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Millaku disa herë i ka deleguar rastet ndaj disa prej të dyshuarve në nivel më të ulët të sistemit prokurorial. Me gjithë që dëmi llogaritet të jetë milionësh, Prokuroria Speciale e udhëhequr nga Millaku ligjërisht, edhe pse i është kërkuar, nuk e ka hetuar asnjëherë këtë rast.
Disa javë pasi është pensionuar dhe ka kaluar në profesionin e avokatit, Millaku e ka marrë në mbrojtje një nga të dyshuarit kryesorë, Ismet Osmani- Curri.
Më 12 tetor të vitit 2016 dy policë të kri’meve të rënda, sipas shkresave në të cilat ka pasur qasje gazeta, i kishin dërguar Prokurorisë Speciale raport informues në lidhje me rastin numër 2016-DKR-33.