Ndodh edhe kjo, çifti divorcohet 3 minuta pas martesës

20:22 | 05 February 2019

Një çiftë është divorcuar vetëm tre minuta pasi u kurorizuan

Martesa më e shkurtër e vitit 2019 u regjistrua në Kuvajt. Çifti protagonist i incidentit, i cili shënon një rekord të ri në historinë e martesave flesh, ka kërkuar divorc pikërisht 3 minuta pas martesës.

Pasi u martua para gjyqtarit (i cili merret me kontratat e martesës) gjithçka duket se po funksiononte mirë . Pastaj, në dalje të ndërtesës, ndodh diçka. Nisja pengohet me veshjen e saj dhe burri e fyen “Budallaqe!”.

Sapo gruaja dëgjon atë fjalë, nuk mendohet dy herë. Kthehet pas tre minutave në sallën e gjyqit dhe shkon tek i njëjti gjyqtar për të kërkuar divorcin. Ai u përpoq të jetë i qetë, por ajo nuk u dorëzua. “Nëse më ofendove pas tri minutash martese, çfarë do të bësh në të ardhmen?”.

Dhe kështu nuk donte të dëgjonte askënd dhe vazhdoi në rrugën e saj. Bashkimi i një çifti bazohet në një ekuilibër që mund të bjerë në çdo moment dhe kështu ka qenë. Rasti në fjalë shkaktoi diskutime për shpejtësinë me të cilën ndodhi divorci. Në rrjetet sociale nuk flitet për ndonjë gjë tjetër këto ditë. /shqip

Komento: