Drejtori ia shkurton flokët nxënësit në zyrën e tij.
Nxënësi Anthony Moore po mbante kapelë, gjë me të cilën shkelë kodin e veshjes së shkollës.
Drejtori i shkollës së mesme në Indiana, Jason Smith, i kërkon të shkojë në zyrën e tij.
“U ula përballë tij dhe e pyeta se çfarë kishe dhe pse po refuzonte të hiqte kapelën”, tha Smith. Ndërkaq, djali i sqaroi se prindërit e kishin dërguar tek floktari por pas prerjes së flokëve nuk i kishte pëlqyer rezultati, shkruan CNN.
Smith thotë se ai dhe një dekan i shkollës mendonin se flokët e tij dukeshin mirë. “Por e dini, ai është 13-14 vjeç dhe e dimë se pranimi në shoqëri është më i rëndësishëm dhe pranimi nga të rriturit”, tha ai.
Smith vazhdon të tregojë se i kishte thënë djalit se kishte filluar të priste flokët qysh i vogël dhe e kishte pyetur nëse donte që edhe atij t’ia rregullonte flokët.
Prindërit e Anthonyt i kishin dhënë lejen dhe drejtori në zyrën e tij kishte filluar t’ia priste flokët.
Smith u sigurua se Anthony kishte hequr kapelën më pas dhe këtë e vërtetoi. Anthony tashmë po ndjehej mirë me flokët.