Droni rusë rrëzohet nga një kavanoz trangujsh në Kiev.
Këshilltarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska, ka thënë se një grua në Kiev e ka rrëzuar një dron rus, duke e gjujtur me një kavanoz trangujsh.
Pas këtij rasti, ajo ka pyetur se si pret Rusia që ta okupojë Ukrainën.
“Në Kiev, një grua e ka rrëzuar një dron rus prej ballkonit me një kavanoz trangujsh. Si presin ata ta okuptojnë këtë shtet?”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.