Ndodh edhe kjo! Droni rus rrezohet nga një kavanoz trangujsh në Kiev

15:56 | 05 Mars 2022

Droni rusë rrëzohet nga një kavanoz trangujsh në Kiev.

Këshilltarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska, ka thënë se një grua në Kiev e ka rrëzuar një dron rus, duke e gjujtur me një kavanoz trangujsh.

Pas këtij rasti, ajo ka pyetur se si pret Rusia që ta okupojë Ukrainën.

“Në Kiev, një grua e ka rrëzuar një dron rus prej ballkonit me një kavanoz trangujsh. Si presin ata ta okuptojnë këtë shtet?”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Komento: