Ndodh edhe kjo, e harrojnë mesfushorin

20:57 | 06 Maj 2021

Një episod i veçantë ka ndodhur në Rumani.

CFR Cluj luajti sot në transfertë përballë Academica Clinceni, sfidë që e fitoi 0-1 falë golit të Catalin Itu në minutën e shtatë.

Një sukses që mban kampionët në fuqi në vendin e parë të kampionatit rumun.

Gjatë kthimit për në shtëpi (Cluj-Napoca) ndodhi edhe një ngjarje qesharake.

Mesfushori i Cluj, Ovidiu Hoban u vonua disi në stadium. S

shoferi i autobusit nuk e vuri re mungesën e lojtarit dhe vazhdoi rrugëtimin për të kthyer pjesëtarët e Cluj në qytetin e tyre.

Në video dallohet 38-vjeçari duke vrapuar, por asnjë reagim. Lojtarit rumun i erdhi në ndihmë një makinë që po kalonte aty, që e mori dhe u nis për të kapur autobusin

Komento: