Ndodh edhe kjo, ish-lojtari i Tiranës zyrtarizohet në Bacelonë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndodh edhe kjo, ish-lojtari i Tiranës zyrtarizohet në Bacelonë

08:26 | 01 Shkurt 2019

Barcelona ka qenë shumë aktive në afatin kalimtar të janarit.

Një transfer befasues ka ndodhur sot. Gjiganti evropian Barcelona e ka transferuar Marveille Ndockyt, i cili para dy vitesh ka luajtur në Tiranë.

Ai u pat shitur nga Tirana ne Getafe per 600 mije euro ne vitin 2017 kurse sot e mori Barcelona.

Nuk dihet ende shifra që blaugranët kanë paguar për ta huazuar 20 vjeçarin deri në fund të sezonit, me opsion blerjen përfundimtare para sezonit 2019-2020.

Kongolezi fillimisht do të luajë me Barcelonën B.

Foto: Koha kur Marveille Ndockyt ishte lojtar i Tiranës

Komento: