Ndodh edhe kjo: Miqtë e presin me dajak dhëndrin në aeroport

09:52 | 25 Shtator 2023

Miqtë e presin me dajak dhëndrin në aeroport, posa zbret e rrahin – përfundojnë në pranga.

Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në plot raste përfshihen familja e gruas dhe të dhëndrit. Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve. Por ka raste kur disa prej tyre vendosin vet t’i ‘qërojë hesapet’, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur të dielën, në pikë të mëngjesit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku dy persona kanë sulmuar fizikisht dhëndrin e tij, posa i njëjti ka arritur në Kosovë bashkë me gruan e tij.

Siç mëson Sinjali, dy vëllezërit Maloku po dyshohen se kanë rrahur bashkëshortin e motrës së tyre, për motive akoma të panjohura, pasi kishin dalë për t’i pritur në aeroport.

Sherri mes tyre eskaloi dhe u desh ndërhyrja e disa familjarë për t’i ndarë, derisa intervenoi Policia.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyte lidhur me incidentin për të cilin dyshohen.

Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe inicimin e rastit.

Komento: