Ndodh edhe kjo! Mjeku vaksinon 59 persona kundër Covid-19 me të njëjtën gjilpërë

20:03 | 01 June 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri, ku sipas medieve vendase 59 persona janë vaksinuar kundër Covid-19 me të njëjtën shiringë dhe gjilpërë.

Konkretisht ngjarja lokalizohet në fshatin Muerzzuschlag, ku 59 punonjës të një kompanie të përpunimit të çelikut, u injektuan me të njëjtën gjilpërë.

Prokuroria Publike Leoben po heton çështjen ndërkohë mjeku është pezulluar.

Mësohet se deri më tani nuk ka ndodhur asnjë rast infeksioni.

Çështja u kuptua falë kontrolleve pas vaksinës nga Prokuroria e Leoben, e cila zbuloi se numri i pajisjeve (shiringave, gjilpërave) të përdorura nuk korrespondonte me numrin e personave të vaksinuar.

Komento: