Një papagall është prangosur.
Policia braziliane prangosi një papagall dhe padronin e tij. Shpendi ishte mësuar nga padroni i tij – një shpërndarës narkotikesh, që ta lajmëronte sapo të shihte një agjent policie që afrohej
Një histori përtej të zakonshmes. Një papagall është prangosur në Brazil, pasi bashkëpunonte me padronin e tij, një shpërndarës narkotikësh.
Shpendi ishte trajnuar për të sinjalizuar praninë e policisë, duke lajmëruar padronin e tij sapo të shihte një agjent policie afër.
“Kujdes policia” ishte fraza që padroni i tij i kishte mësuar për të përdorur në këto raste.
Lajmi i publikuar dhe nga “Guardian” e “Ëashington Post” ka bërë shumë shpejt xhiron e botës.
Papagalli dhe padroni i tij u prangosën në 22 prill nga policia braziliane që arriti ti zbulojë gjatë një operacioni.
Një gazetar brazilian raportoi se pas prangosjës, papagalli nuk ka lëshuar asnjë tingull, ka qëndruar në heshtje.
Shpendi tashmë ndodhet në një kopsht zoologjik, ndërsa padroni i tij në b,urg, në pritje të gjyqit.