Ndodh edhe kjo, shtylla elektrike në mes të rrugës së asfaltuar

20:56 | 12 October 2019

Shtylla elektrike në mes të rrugës së asfaltuar.

Në rrugën Zllatar-Matiqan, shtylla elektrike i ndanë dy korsitë.

Nga pamundësia për ta larguar, asaj iu vendosën disa sinjale.

Megjithatë sipas banorëve kjo do të pengojë qarkullimin e automjeteve këndejpari.

E kompania e kontraktuar për rregullimin e rrugës kërkoi nga KEDS’i të largojë shtyllën nga rruga, kjo nuk ndodhi.

“Kërkuesi duhet të pres derisa të kompletohet zgjidhja teknike, ta bëjë dislokimin e shtyllës në bazë të saj pastaj të vazhdojë me projektin, në këtë rast me zgjerimin e rrugës”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS.

Komento: