Ndodh edhe kjo: S’merren vesh për ekskursione, lipjanasi sulmon një person tjetër

09:33 | 19 Qershor 2022

Një mosmarrëveshje për ekskursione ka dërguar në një rast të sulmit fizik në Lipjan.

Ajo që mendohet të jetë argëtim e kënaqësi, është shndërruar në rast për polici.

Raporti 24 orësh i policisë së Kosovës thotë se personi i arrestuar për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me disa ekskursione e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull.

I arrestuar është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

Lipjan 18.06.2022 – 04:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me disa ekskursione e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Komento: