Ndodh edhe kjo, zjarrfikësit pejanë që tri ditë pa rrymë

21:14 | 27 April 2019

Vendi ynë edhe sot e kësaj dite po përballet me mungesë të rrymës.

Heronj konsiderohen edhe zjarrfikësit. Por, KEDS-i, nuk e mori parasysh këtë fakt, kur në Pejë ua ndali rrymën atyre për shkak të një borxhi.

Tani, shpëtimtarët po përdorin gjeneratorë, njofton Klan Kosova.

Sipas punëtorëve mungesa e rrymës po u shkakton telashe të mëdha. E ndërsa mospagesa po arsyetohet me mungesë të mjeteve financiare.

Komento: