Ndodh mrekullia: Boksieri nga Ferizaj e mposht kancerin

09:18 | 02 June 2020

Boksieri nga Ferizaj, Florim Xhabiri ka fituar tri herë betejën me kancerin.

Ai asnjëherë nuk është ndalur gjatë kësaj kohë duke e motivuar vetën dhe duke u marrë me pasionin e tij me boks.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar doktoreshën Fatmire Ramegjiku dhe ka thënë se gjatë këtyre dy viteve e kanë luftuar sëmundje pa humbur shpresën.

“Para dy vite fillova betejen vendosem te dy te luftojm pa e humbur shpresen.

Faliminderit për gjithçka Dr Fatmire Ramegjiku,Onkologe”, ka shkruar ai.

Ai ka marrë përkrahje nga shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, e njëra nga to është edhe deputetja Duda Balje.

Komento: