Ndodhë edhe kjo, qentë hyjnë e dalin pa problem në spitalin e Podujevës

14:58 | 23 Shkurt 2020

Ndodhë edhe kjo në Podujevë.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku në objektin e një Qendre të Mjekësisë Familjare në Podujevë, shihen disa qenë.

Videoja ka marrë mijëra komente dhe shpërndarje nga qytetarët, të cilët e kanë kritikuar qeverisjen e kryetarit të deritanishëm të Podujevës, Agim Veliun

Në videon e publikuar nga një përkrahës i VV-së dhe Albin Kurtit, shihen qentë të cilët lëvizin lirshëm nëpër hollin e spitalit.

Madje ata duket se janë aq rehat në hapësirat e QKMF’së, sa hyjnë e dalin nga aty pa i penguar askush.

Komento: