Ndonëse pësoi rënie, Trusti e mbyll vitin me fitime

23:57 | 31 Tetor 2020

Pandemia ka shkaktuar probleme edhe në ekonominë e vendit.

Ekonomistët vlerësojnë se Fondi e Kursimeve Pensionale të Kosovës është menaxhuar mirë.

Brenda saj mban goxha para.

Madje gjatë pandemisë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës u bë një shpresë per qyetetarët se mund të marrin 10% nga kursimet e tyre.

Edhe pse pandemia ka ndikuar në rënien e të hyrave për shumë institucione, Trusti ka menaxhuar mirë këtë gjendje.

Madje ky institucion është më i qëndrueshëm në aspektin financiar, se sa vitin e kaluar.

Demi thotë se nuk janë në gjendjen që kanë planifikuar, por janë të kënaqur me nivelin që janë.

Se trusti është mënaxhuar mirë e thonë edhe njohësit e çështjeve ekonomike.

Ymer Havolli thotë se rënia në trust ishte e vogël krahasuar me rënien e ekonomisë botërore.

Havolli përmend edhe dy faktorët të cilët mund të ndikojnë në lëvizjet financiare në trust.

Gjatë pandemisë Ministria e Financave ka marrë vendim se qytetarët mund të marrin 10% të trustit. Ky vendim pritet të votohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Komento: