Reshjet e shiut shkaktojnë probleme për llapjanët, ndotet uji i pijshëm.
Po sigurohet të ndalojë rrjedhën e ujit. Bajram Shala nga fshati Bajçinë në komunën e Podujevës, këtë po e bën që të mos i vërshohet oborri nga reshjet e shiut te ditëve te fundit, te cilat edhe po vazhdojnë.
Ky qytetar jep edhe nje arsye se pse po kanë probleme të vazhdueshme me vërshimet.
E nje tjetër banor, Ruzhdi Shalen, po e shqetëson qe pas shiu te fundit, iu vështirësuar edhe furnizimi me uje te pijshëm.
Me hall te njejte si Bajçina, po përballen edhe ata që jetojnë ne fshatin Letance.
Ndërkaq nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Podujeve thonë se ky problem eshte i trashëguar.
Gjatë këtij viti llapjanët u përballën disa herë me vërshime.