Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon t’i tejkalojë kufijtë – ua merr jetën çdo vit rreth 760 personave

14:15 | 18 Gusht 2023
ndotja-e-ajrit-ne-kosove-vazhdon-t’i-tejkaloje-kufijte-–-ua-merr-jeten-cdo-vit-rreth-760-personave

Termocentralet e Kosovës konsiderohen ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, emetimet e pluhurit dhe gazrave të rrezikshme nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B kanë qenë mbi katër herë më shumë sesa niveli i lejuar.

Numri i qytetarëve të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet e sistemit respirator llogaritet të jetë i lartë. Në një raport të Bankës Botërore të vitit 2019 u tha se rreth 760 njerëz çdo vit vdesin në Kosovë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

REL sjell storien e 66 vjeçarit Skënder Smajli, i cili vuan nga një sëmundje e mushkërive për shkak të punës disavjeçare në termocentrale e Obiliqit që kishte nisur qysh si 16 vjeçar dhe jetesa mbi pesë dekada në fshatin Palak, pak kilometra larg tymtarëve të termocentraleve.

Komento: