Ndotja e ajrit në kryeqytet, ministri Matoshi bën apel për qytetarët

23:01 | 25 November 2019

Me uljen e temperaturave Prishtina po ballafaqohet me ajrin e ndotur.

Matësi tregon se indeksi i cilësisë së ajrit ka shënuar 160 PPM, me përbërje të dioksidit të sulfurit dhe monoksidit të karbonit mbi vlerat e lejuara.

Nga kjo ndotje më të rrezikuarit janë personat që kanë probleme me organet e frymëmarrjes por nuk pasojat nuk përjashtohen as për masën tjetër të shoqërisë.

Qytetarët thonë se kjo është shqetësuese duke e ditur se temperaturat gjatë muajit nëntor kanë qenë mesatare.

Qytetarët besojnë se ndotësit më të mëdhenj janë termocentralet që gjenden 7 km larg kryeqytetit.

Situatën e ka alarmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të cilët thonë se ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës.

Këtë situatë sipas tyre do ta rëndojnë edhe më shumë rëniet e temperaturave kur ekonomitë familjare do të përdorin lëndë të ndryshme djegëse për ngrohje.

Përmirësim të situatës këtë vit nuk pret as vetë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Matoshi tregon se këtë vit ka nisur zbatimi i udhëzimit administrativ që urdhëron ngasësit për kontrollin e emitimit të gazrave të veturave.

Ai thotë se gjendjes pritet t’i ndihmojë vendosja e filtrave në Termocentralin “Kosova B” si dhe mos përdorimi i thëngjillit nga institucionet shtetërore dhe ekonomit familjare për ngrohje.

Komento: