Anton Ndrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) ka folur për “Front Online” lidhur me publikimin e Raportit të Progresit nga KE veçanërisht në sistemin e drejtësisë.
Ndrecaj thotë se duke mbuluar dështimin e reformës në drejtësi, Qeveria ka tentuar ta kap Këshillin Prokurorial e Gjyqësor.
“Procesi i Vettingut ka shkuar përmes komisionit të Venecias, i cili ka hapë rrugë për Vettingun dhe nuk ka ndodhur, për të mbuluar dështimin e asaj çfarë është premtuar është tentuar të kapet sistemi i drejtësisë duke tentuar që ta kontrollojnë Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor”, tha ai.
Ndrecaj nga CLARD tha se nga vendimet e Kushtetutës, pushteti në faza ditore vazhdon të sulmoj sistemin e drejtësisë.
“Ka sulme të vazhdueshme kundrejt sistemi të drejtësisë duke pasur parasysh që sistemi i drejtësisë në Kushtetute është pushtet i ndarë nga qeveria është i pavarur dhe funksional, qeveria neglizhon. Tendenca e institucionit të qeverisë që të sulmojë Kushtetuesen, sepse kemi vendime që kanë dalë dhe nuk diskutohen”, deklaroi Ndrecaj për “Front Online”.