Ndriçohet Peja për festat e fundvitit

23:22 | 06 Dhjetor 2020

Kështu është zbukuruar Peja për festat e fundvitit.

Në këto ditë të vështira për shkak të Covid-19, kryetari i kësaj komunë Gazmend Muhaxheri, thotë se deshën tu dhurojnë qytetarëve energji pozitive.

“Edhe pse në kohë pandemie, festat e fundvitit kanë zbukuruar qytetin e Pejës për t’i dhënë pak më shumë energji pozitive banorëve në një situatë kur i gjithë vendi po përballet me pandeminë e rëndë nga virusi COVID-19”, shkroi Muhaxheri nw Facebook.

Vetëm sot nga kjo komunë tre qytetarë humbën jetën nga koronavirusi.

Komento: