Ndrron jetë një i burgosur në Dubravë

11:13 | 09 Maj 2019

Një person është ndar nga jeta në Dubravë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot ka humbur jetën një i burgosur me inicialet M.N i lindur në vitin 1959.

Sipas tyre, për rastin kanë mësuar nga QKUK-ja dhe kanë bërë të ditur se i burgosuri në Dubravë ka pasur sëmundjen e Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA).

Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi për tu verifikuar shkaku i vërtetë i vdekjes.

Ky është njoftimi i plotë i SHKK:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se me datë 09 maj 2019 rreth orës 08:50, sipas informatave nga QKUK, në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv ka ndrruar jetë i burgosuri M.N, i lindur më 1956.

I burgosuri ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA).

Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vërtetë te rastit.

Komento: