Ndryshim drastik i Loredana Zefit

08:35 | 22 Shtator 2020

Loredana Zefi ka befasuar me look-un e ri.

Artistja e njohur Loredana Zefi është rikthyer pas një kohe në rrjetet sociale. Ajo u largua për pak kohë nga Instagrami dhe ditën e sotme (e hënë) u rikthye me postime të reja.

24 vjeçarja njoftoi për albumin e ri dhe zbuloi se flet për muajt e fundit të jetës së saj.

“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time. #Medusa”, shtoi ajo në videon e ndarë me fansat.

Krijuesja e shumë hiteve njëherësh bëri një transformim të madh në dukje, duke u kthyer në një zeshkane të theksuar.

“Sot 23:59”, vazhdoi ajo referuar këngës së re në imazhet e reja – ku shfaqet e veshur tërësisht në të zeza dhe me flokë të tillë.

Komento: