Ndryshim drastik në pamje nga Nihan

14:26 | 06 Dhjetor 2018

Aktorja e mirënjohur, Neslihan Atagul e njohur si “Nihan” nga seriali “Kara Sevda” vazhdon të jetë një nga aktoret më të kërkuarat e më të pëlqyerat në Turqi.

Ajo ka një karrierë të suksesshme jo vetëm në aktrim, por edhe si imazh kryesor i disa kompanive të rëndësishme, shkruan rtv21.

Krahas këtyre angazhimeve të shumta, aktorja gjenë kohë edhe për rrjetet sociale, “Nihani” tregohet shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon fotografi të ndryshme kohë pas kohe.

Së fundmi, aktorja 26 vjeçare ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet me një model të ri të flokëve. “Nihani” duket se përpara i ka shkurtuar pak flokët, ndërsa e veshur me të zeza në fotografinë e fundit ajo duket tejet tërheqëse.

Kujtojmë që, Neslihan Atagul në vitin 2016 ishte martuar me aktorin shumë të pëlqyer në Turqi, Kadir Dogulu. Historia e dashurisë së tyre kishte filluar në shesh-xhirimin e serialit “Fatih Harbiye”, ku të dy kanë qenë protagonistë.

Komento: