Vapa po ik bashkë me gushtin, reshje shiu dhe stuhi të forta na presin.
I nxehti përvëlues na ka shoqëruar përgjatë 2 muajve të fundit ku temperatuarat kanë shënuar mbi 40 gradë.
E e gjitha kjo nxehtësi afrikanë pritet të marre fund shumë shpejt pasi moti në Europë do pësojë disa ndryshime të mëdha.
Sipas metereologut të Accuëeather, Tyler Roys, shtatori do të sjellë reshje shiu në Ballkan.
Sistemet e motit të keq, për shkak të lëvizjes së tyre të ngadaltë, mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Gjatë vjeshtës, rreziku i stuhive të forta do të fillojë të ulet, por do të ketë akoma reshje shiu. Në veçanti, në Evropën Jugore, frekuenca më e lartë e reshjeve do jetë në tetor dhe nëntor.
“Ky mot ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë,” paralajmëroi metereologu Roys.
Sipas temperaturave, tetori dhe nëntori do të jetë i freskët, por jo i acartë si dhjetori e janari.