Ndryshim i madh i motiti në ndërrimin e moteve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndryshim i madh i motiti në ndërrimin e moteve

08:12 | 31 Dhjetor 2018

Dita e fundit e vitit që po e lëmë pas do të karakterizohet me rënie të temperaturave.

Pritet gjithashtu të ketë reshje të borës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në ditën e fundit të vitit 2018 pritet të ketë reshje të dobëta bore, kurse përgjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat do të zbresin në -7 gradë Celsius.

Temperaturat minimale për ditën e nesërme parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Më tutje thuhet se nga dita e martë do të ketë rënie të lehta të temperaturave minimale duke vazhduar deri -7 gradë Celsius.

Komento: