Ndryshim i madh në Premierligë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndryshim i madh në Premierligë

09:54 | 13 Qershor 2019

Orari i ndeshjeve për sezonin 2019/20 të Premierligës do të publikohet sot.

Ky edicion i ardhshëm i kampionatit më konkurrues në Evropë dhe jo vetëm – do të ketë ndryshime të mëdha, duke filluar nga inkuadrimi i VAR-it.

Përveç VAR-it, në kampionatin elitar anglez për herë të parë në histori do të ketë pushim dimëror.

Skuadra angleze do të kenë pushim dy javorë gjatë muajit shkurt.

10 skuadra do pushojnë në javën e parë të muajit shkurt, 10 skuadra do pushojnë në javën e dytë. Pra, 5 ndeshje për xhiro do luhen edhe në ato javë.

Ndeshjet e FA Kupës do zhvendosen në mesjavë në muajin shkurt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!