Ndryshime të mëdha tek Milani, po bëhet transferimi i papritur

20:08 | 06 May 2020

Duket se skuadra e Milanit po bëhet gati për disa ndryshime.

Milan po përgatitet për ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere, dhe Ralf Rangnick raportohet se do të drejtojë skuadrën në sezonin e ri.

Rangnick, tashmë ka rënë dakord për një kontratë tre vjeçare, ku përveç që do të drejtojë skuadrën, do të ketë edhe rolin e drejtorit sportiv.

Mediet italiane, raportojnë se transferimi i parë që Ragnick do të bëjë te Milan, do të jetë ylli i RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Edhe pse Upamecano është vetëm 20 vjeçar, ai ka luajtur rregullisht te Leipzig në këto dy sezone, dhe potenciali i tij është vërejtur edhe te skuadrat si Bayern Munich, PSG, Tottenham, Manchester City dhe Atletico Madrid.

Ragnick e njeh mirë mbrojtësin, sepse pikërisht ai e transferoi te Leipzig, dhe Milan do të jenë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij prej 60 milionë euro.

Komento: