Ndryshime të papritura nga Neymar

09:37 | 12 Nëntor 2022

Neymar bën ca ndryshime kozmetike para Botërorit.

Ylli i PSG-së kujdeset shumë për pamjen e tij.

Futbollisti brazilian Neymar nuk është në lajme vetë për atë që bën në fushë, por edhe jashtë saj, sidomos për dukjen dhe stilin e tij.

Jeta e tij sociale dhe ajo çfarë ai tregon në rrjetet sociale janë gjithmonë temë e komenteve nga përdoruesit e internetit dhe tifozët e futbollit.

Me Botërorin që po vije, braziliani nuk e ka humbur mundësinë që të bëjë disa trajtime estetike në fytyrën e tij.

Tretmanët dermatologjike

“Ne tashmë e kemi bërë një plan për tretmanët këtë vit, duke e përforcuar atë për Botëror”, ka shpjeguar dermatologia Juliana Neiva gjatë një bisede që pati me UOL Esporte.

“Ishte një dëshirë dhe synimi i tij për një lëkurë më rezistente dhe ajo të këtë një rezultat interesant dhe estetik. Kjo gjeneron vetëbesim”.

Ylli i Kombëtares së Brazilit dëshiron që të jetë gati për Botërorin në Katar dhe i është nënshtruar tashmë tretmanëve të tij estetike në fytyrë që ajo të jetë në gjendje të mirë, një gjë e zakonshme në kohën e influncierëve të Instagramit.

Neymari kujdeset për lëkurën e tij dhe ka punësuar këtë specialiste gjashtë vite më parë, kur ai filloi tretmanët facial.

Si është gjendja e lëkurës së Neymar

Mjekja ka shpjeguar që Neymar ka një lëkurë me një tendencë yndyrore, por që është e ndjeshme, që do të thotë se lëkura e tij është më reaktive ndaj acideve të forta, për shembull.

Kështu që, Juliana zhvillon një rutinë kujdesi për sportistët që e vizitojnë atë çdo katër muaj që ta mbajnë “lëkurën e tyre sa më të njomë dhe të re”.

Komento: