Ndryshimi i kufijve, Rama thotë se do ta mbështet çdo marrëveshje që e ka përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së

09:11 | 21 March 2019

Edi Rama më në fund ka folur për qëndrimin e tij rreth marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur hapur për ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë.

Në një intervistë për gazetën zvicerane NZZ, ai ka thënë se ky ndryshim i kufijve ndodhë natyrshëm.

“Kjo është një gjë e natyrshme,” është shprehur ai ndërsa ka theksuar se kufijtë e Kosovës në Mal të Zi dhe Maqedoni janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Njëkohësisht Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.

”Se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare, duhet të vendosin Kosova dhe Serbia”, thotë ai.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur për një vijë të re kufitare që do të ishte e mundshme, njofton Klan Kosova.

“Kufijtë etnikë duhet absolutisht të shmangen”, pohon ai ndërsa sugjeron që nëse ka ndonjë gjë për të thënë, Shqipëria do ta mbështes çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama nga zviceranja NZZ, është cilësuar si provokues kur vitin e kaluar ai propozoi që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president të përbashkët, të jenë njëzëri Bashkim Shqiptar ku mund të bashkonte shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia.

Megjithatë, sipas Afrim Krasniqit, profesor i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, kjo është vetëm një përafrim i dukshëm.

Sipas tij takimet e përbashkëta të qeverive deri më tani kanë prodhuar rezultate pak konkrete.

“Kjo ishte kryesisht propagandë”.

Ai ka thënë se emërimi i ministrave kosovarë ishte vetëm një vendim simbolik, sepse qeveria shqiptare nuk mori ndikim në Kosovë.

“Këta ministra janë shumë të panjohur në Kosovë”, ka deklaruar Krasniqi për NZZ.

Sa i përket çështjes së quajtur Mini-Schengen në Ballkan për heqjen e kufirit me Kosovës e Shqipërisë, sipas Edi Ramës, nuk është vetëm kufiri me Kosovën që duhet të preket.

“Ne duam të prezantojmë modelin Schengen në kontrollin kufitar në të gjithë rajonin”.

Megjithatë, kjo ndodh vetëm në lidhje me procesin e afrimit me Bashkimin Europian thotë ai.

“Ne duam të jemi pjesë e Europës dhe një ditë pjesë e sistemit Shengen”.

Ai i quan përpjekjet për të zbutur kontrollet kufitare një “qëndrim proaktiv ndaj të ardhmes”,

Komento: