Ndryshimi i ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, Kurti tregon se çfarë po synojnë me këtë.

11:00 | 26 October 2022

Qeveria ndryshon ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, Kurti tregon se çfarë po synojnë me këtë.

Qeveria ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Ekzekutivit se ky ligj po përshtatet me praktikat dhe në bazë të direktivave të Bashkimit Europian.

“Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit dhe përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve të shërbimeve”, tha Kurti.

Ndryshimi i këtij ligji u tha se synon të vë më shumë rregull që do t’i kontribuojë mbrojtjes së konsumatorëve.

Komento: