Ndryshimi i përshkrimit të aktakuzës, më 30 dhjetor dëshmojnë edhe dy dëshmitarë në rastin “Pronto”

11:15 | 16 December 2019

Prokurorja Drita Hajdari ka bërë ndryshimin e përshkrimit në njërën pikë të aktakuzës ndaj Adem Grabovcit dhe Besim Beqajt, të cilët akuzohen në rastin e njohur si “Pronto”.

Avokatet e të akuzuarve Adem Grabovci e Besim Beqaj për shkak të ndryshimit faktik të aktakuzës kanë kërkuar që në gjykatë të ftohen si dëshmitarë sekretari i Qeverisë se Kosovës, Fitim Krasniqi e ish-ushtruesi i detyrës se kryeshefit të Telekomit, Nuredin Krasniqi.

Një kërkesë të tillë gjykata e ka aprovuar trupi gjykues.

Seanca e sotme ka përfunduar. Me 30 dhjetor këta dy dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjykatë e të njëjtën ditë pas këtyre dëshmive pritet të jepen fjalët përfundimtare.

Komento: