Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar për ndryshimin e datave të skemave pensionale dhe sociale.
Pensionet e rregullta tashmë do të ndahen më datën 15 të çdo muaji, ndërsa ato të veteranëve më 20 të çdo muaji.
Njoftimi i plotë nga Ministria:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit e skemave pensionale dhe sociale se datat për pagesa janë si në vijim:
Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji
Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji
Skemat sociale: data 30 e çdo muaji
Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji
Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji
Aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë.
Pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të verifikimit të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës.
Gjithashtu, qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi ose pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës.