Ndryshojnë temperaturat, ja çfarë moti na pret sot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndryshojnë temperaturat, ja çfarë moti na pret sot

08:12 | 23 Prill 2019

Kanë ndryshuar temperaturat në vendin tonë.

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s.

Komento: